Sipas juristit Avenir Peka, SHBA nuk ka bërë presion të jashtëzakonshëm për përjashtimin e ish-liderit Sali Berisha nga Grupi Parlamentar i PD.
Peka, ishte i ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, ku tha se Basha donte ta largonte Berishën, pasi e shihte si problem, ndërkohë që shtoi se në bisedat private Basha ka paraqitur si problem të tij Berishën.
Peka: “Ajo që më ka bërë përshtypje në analizë është se në muajin Korrik erdhi për vizitë Philip Riker dhe jo vetëm që u takua me Bashën, por edhe me të tjerë. Por ajo që bëri më shumë përshtypje është takimi me Princ Lekën. Ishte karshillik ndaj Bashës. Ai u takua me Princ Lekën ndërkohë që kishte krizë lidershipi. Unë e kam parë si karshillik ndaj Bashës. Ato që thotë Basha që si gjëra të rëndësishme janë gënjeshtra. Raportin e Bashës me non gratën e Berishës e kam parë si skalion ndihmës për Bashën për largimin e Berishës. Nuk kishte presion të jashtëzakonshëm për përjashtimin. Atij iu tha një krah ndihme për ta paraqitur sit ë jashtëzakonshëm. Se nëse do ishte kërcënuar për familjen do ishte Berisha ai që do tërhiqej, ai doli dhe mori një nismë. Ai ka kërkuar publikimin e provave dhe ajo që më rezulton edhe nga bisedat private të Bashës është se kur është kërkuar paraprakisht është paraqitur si hall i Bashës jo i Berishës. Është trajtuar si mënyrë për të dalë nga situatën. Basha e shihte Berishën si problem, donte ta largonte”, shprehet juristi Avenir Peka.
Diskutime rreth kësaj post