Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar rënien e opozitës në zgjedhjet e 25 Prillit, teksa PS kryeson me 73 mandate, PD 59, LSI 5, dhe PSD 3.
Në shpjegimin e tij Tomorri u shpreh se nëse PD-LSI në qarqet e vogla nëse do hynin bashkë do kishin rezultate më të mira.
“Nëse e shikon në shkallë kombetare votat e LSI janë në PD, dy forcat e koalicioit opozitar kanë funksionuar si rend ku njëra i ka dhënë tjetrës. Ajo që po ndodh tani është e para qarku i Korçës ku rezulatati tani është 6 PS dhe 5 PD, në këtë qark LSI sulmon një mandat, pra nuk e ka të pamundur. Ky është qarku ku LSI synon të marrë mandatin e 7 pasi tw gjashtin e siguroi në Durrës ku edhe e synonte.
Nëse këto do ishin bashkë, prsh në Korçë PD-LSI do kishin një deputet më shumë. Në Gjirokastër votat e LSI nëse do ishin te koshi PD Gjirojastra do ishte 2 me 2 barazim.
Pra në qarqet e vogla nëse do hynin bashkë do kishin rezultate më të mira. Do kishin dy mandate më shumë nëse do hynin me listë të përbashkët, në këtë mënyrë opozita automatikisht do ishte në pushtet.
Opozita mund të bënte strategji më të mirë pavarësisht ndryshimeve të 5 qershorit. Gjatë fushatës ata kanë pasur esponente nga LSI dhe PD se filimisht në qarqe të caktuara mund të hynë dhe bashkë por mesa duket hynë të ndarë dhe kjo po i penalizon”, u shpreh Tomorri.
Diskutime rreth kësaj post