Kryeministri Edi Rama tregon përmes një postimi në rrjetet sociale sesi kanë avancuar punimet në lotin 3 të rrugës Porto Romano – Durrës. Rama shkruan se ky është një segment i rëndësishëm.
“Avancojnë punimet në lotin 3 të rrugës Porto Romano – Durrës.
Një segment i rëndësishëm, i cili do të lehtësojë qarkullimin drejt portit të ri të mallrave, njëkohësisht duke bërë më lehtë të aksesushëm të gjithë zonën ku do të ngrihet parku energjetik e ai industrial si dhe ECO-Parku, një arterie e cila i përgjigjet më së miri zhvillimit ekonomik të zonës
Ministrja Belinda Balluku ndjek nga afër ecurinë e punimeve.”, – shkruan kryeministri Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post