Autorja e Harry Potter, J.K. Rowling, po padit ish asistenten e saj, Amanda Donaldson, për $31,143.72 (3,398,091 lekë). Donaldson punoi për Rowling nga shkurti i vitit 2014 deri në prill të vitit 2017 dhe mohon gjithë akuzat.
Donaldson akuzohet se ka përdorur kartën e kreditit të autores për të bërë blerje të pautorizuara si qirinj me vlerë $1,900 (207,309 lekë), $2,100 (229,131 lekë) në rrjetin e kafeneve Starbucks dhe $1,577 (172,066 lekë) për dy mace. Gjithashtu, ish asistentja ka shpenzuar me mijëra dollarë në ëmbëltore, kancelari dhe produkte kozmetike.
Sipas BBC, Donaldson kujdesej edhe për kërkesat e fansave për objekte të koleksionueshme dhe e përdori pozicionin e saj për të vjedhur një tren me motorr Hogwarts Express me vlerë 66,874 lekë, një Harry Potter Wizard Collection me vlerë 319,207 lekë dhe një Harry Ptter Tales of Beedle The Bard Set me vlerë 56,496 lekë.
Një përfaqësuese e J.K. Rowling konfirmoi padinë, por nuk mund të thotë më shumë deri kur të përfundojë çështja gjyqësore. Donaldson mohoi gjithçka dhe tha se autorja “s’ka humbur asgjë dhe nuk meriton dëmshpërblim.”
Diskutime rreth kësaj post