Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda, ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, sa i përket publikimit të dosjes që i ka dërguar dje Autoriteti i Dosjeve mbi dokumentet e Sigurimit të Shtetit.
Referuar kësaj dosje Neësbomb.al mësoi dje se politikani i lartë që rezulton me dokumente se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, është ish-presidenti i vendit Ilir Meta. Sipas asaj që ne mësuam, ka qenë një email anonim që i ka mbërritur AIDSSH, një orë pasi Meta doli nga zyra e Presidentit.
Gjatë fjalës së tij Doda u shpreh se duhet të bëhet ligj që largon të kaluarën e errët ndërsa Nikollës i ka kërkuar që të bëjë pastërtinë e figurës për deputetët.
“Pas 32 vitesh kemi mes nesh njerëz që kanë të kaluar të errët, kjo do të thotë se është dështim i politikës shqiptare që nuk kemi ndërruar brezat dhe të sjellim njerëz të pashantazhueshëm. Besoj se është koha që në sesionin e ri parlamentar të nisë një punë e re serioze jo vetëm me propozimet e Autoritetit por me heqjn e të gjithë personave me të kaluar të errët.
Duhen bërë publik emrat, nuk vijojmë dot që të marrim me mend se kush janë. Duhet të dalin me emra. I kërkova kryetares së Kuvendit që të kërkojë pastërtinë e figurës për 140 deputetët”, tha Doda.
Ndërsa, Fatmir Mediu tha se nuk duhet të abuzohet me emra politikanës, teksa shtoi se uronte që kjo të mos ishte vetëm një kauzë politike.
“Unë vlerësoj punën e Autoritetit të Dosjeve. Duhet diskutuar në mënyrë që ata persona kanë qenë pjesëtarë të këtyre strukturave të kaluarën, të mos kenë mundësi të jenë pjesë e nivelit të lartë të funksionarëve të sotëm publikë. Por nuk duhet të abuzojmë me emra politikisht”, tha Mediu.
Diskutime rreth kësaj post