Duket se vizita blic e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe numrit një të Policisë së Shtetit, Haki Çako e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në komisariatin e policisë së Lushnjes, e ka pasur një motiv të fortë.
Ekzekutimi i tipit mafioz në qendër të qytetit dhe shumë pranë komisariatit të policisë Lushnje të Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, ka krijuar dyshime se tre atentatorët mund të janë ndihmuar ose favorizuar nga uniformat blu, pasi këta të fundit nuk reaguan në kohë.
Për këto dyshime, ministri Xhafaj ka paralajmëruar se do të ketë largime dhe ndekje penale për efektivët e policisë që janë të përfshirë në afera të pista, duke paralajmëruar largimin e tyre nga puna. Këto dyshime përforcohen edhe më shumë. Dëshmitarët në vendngjarje, kishin shquar se atentetatorët ishin Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili. Ndërsa drejtuesi i automjeti tip Mercedes-Benz që largoi nga vendi i krimit vrasësit mbante në dorë një radio-marrës, si ato të policisë. Ky person vijon ende të mos jetë zbuluar nga uniformat blu, por nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes edhe shumë njerëzve të tjerë në atë ngjarje kriminale që tronditi të gjithë qytetin.
Ndërkohë, pak pas masakrës së Lushnjes e ndodhur më 11 tetor, autorët e kishin menduar mire se si do t’i shpëtonin ndjekes së policisë. Ata dogjën automjet në rrugën Lushnje – Berat, në vendin e quajtur ‘Çukas i Vjetër’, ndërsa u gjetën dhe tre armë zjarri.
Vrasësit jo rastësisht kishin zgjedhur atë pikë për të humbur gjurmë. Tre janë rrugët, sipas policisë, që mund të jenë larguar Laert Haxhiu e Orges Bilbili dhe miqtë e tyre; e para që të dërgon drejt rrugës nacionale për te Ura Vajgurore e pastaj në qytetin e Beratit. E dyta nga fshati Tashkëz, drejt Krutjes së Poshtme e më pas humb ndjekja, pasi ka shumë degëzimë rrugësh. Pistë e cila po monitorohet imtësisht nga uniformat blu është nga fshati Cërraga, rrugë që lidhet me zonën e Dumres e më shkon në Belësh e përfundon në Cërrik.
Prej katër ditësh autorët e masakrës së Lushnjes janë personat e më të kërkuar në vend, duke angazhuar të gjithë strukturat e policisë së shtetit për kapjen e tyre.
Diskutime rreth kësaj post