Autogoli i Canës i heq fitoren Nantës
Lorik Cana hyri në lojë në minutën e 81-të, teksa Nanta fitonte 2-1 kundër Bordeaux.
Dhjetë minuta më pas, në shtesë, kapiteni kuqezi shënoi, por në portën e vet, duke vulosur barazimin 2-2, që i hoqi dy pikë në ekstrem Nantës.
Më parë, për të verdhët kishte shkëlqyer Emir Lenjani, i cili dha edhe pasimin e golit të dytë për skuadrën e tij, e cila e mbylli pjesën e parë në epërsi 2-0.
Diskutime rreth kësaj post