Të paktën 21 pasagjerë kanë vdekur sot, pasi një autobus ra në një liqen të vogël në shtetin lindor të Indisë, Bihar, njoftoi policia indiane.
Aksidenti ndodhi në Madhubani, kur autobusi privat, që mbante më shumë se 40 pasagjerë doli jashtë rrugës dhe përfundoi në liqen.
“Deri më tani, 21 trupa të pajetë janë gjetur dhe mbetjet e autobuzit po nxirren nga uji”, tha shefi i policisë së qarkut, Deepak Barnwal nga vendi i aksidentit.
Policia nuk mund të japë një numër të saktë të personave të zhdukur apo të vdekur ndërkohë që operacioni i shpëtimit është në proces.
Media lokale njoftoi se aksidenti ndodhi ndërkohë që shoferi po parakalonte një automjet.
Policia tha se ata po hetojnë lidhur me shkakun e rrëzimit.
Diskutime rreth kësaj post