Ngrohtë, diell dhe det. Australia feston Krishtlindjet në këtë mënyrë në hemisferën tjetër.
Kapuçi i kuq është i pashmangshëm edhe në plazhet australiane të Sidneyt, të mbushura me vendas e turistë.
Këto fotografi janë marrë në plazhin Bondi, ku çdo vit mblidhen australianë dhe qytetarë nga e gjithë bota për t’i festuar Krishtlindjet ndryshe.
Turistët anglez i kishin premtuar njëri-tjetrit se do të iknin të festojnë Krishtlindjet në Australi, “para se të rritemi dhe të marrim kredi për të blerë shtëpi”.
“Vërtetë E pabesueshme. Ishim në Sydney dhe thamë kjo është plazha më kulte, ku do iknim tjetër?” – tha njëri prej turistëve.
Nuk mungonin as “babadimri surfues”, kapuçët e kuq, mjekrrat e bardha dhe kostumet e babadimrit në mes të plazhit Bondi të Australisë.
Diskutime rreth kësaj post