Ashtu siç edhe u lajmërua më parë, sot në orën 21:30 nis emisioni më i ri nën autorësinë dhe moderimin e Aulona Mustës, “Natën me Aulonën”. Prezantuesja do të rikthehet në ekranin e “MCN” pas një mungese të konsiderueshme në televizion, çdo të shtunë me programin që është ndërthurje e talk show me late night show. Mesa duket, ky rikthim i Aulonës është shoqëruar edhe me pak ankth e emocione. Megjithatë, moderatorja bukuroshe nuk ka pse të shqetësohet përsa kohë ka vajzën e saj Amara që e motivon!
Vetë Aulona ka ndarë në Instagram videon e fjalimit të saj motivues, ku e shtyn mamanë të besojë në vetvete e mos ta lërë frikën ta mposhtë.
“Ka diçka që ti duhet ta dish dhe që do të të bëjë të ndihesh më mirë. Shiko, ti je shefja e atij projekti. Ti do ta bësh sepse ti je SHEFJA! Shefet nuk kanë kurrë emocione mami! Edhe nëse bën ndonjë gabim të vogël dhe të thonë “Aulona, tani duhet të fillojmë përsëri”, thjesht thuaj “Unë jam shefja dhe nuk kam frikë!”. Mos e lër frikën të të kontrollojë! Thuaj “Do ta bëjmë sërish dhe do ta bëjmë më mirë këtë herë”. Këtë duhet të bësh me emocionet e tua. Ti je shefja, ti e ke fuqinë, ti je ajo që do t’iu thuash të gjithëve se çfarë të bëjnë. Ti je shefja! Ti nuk ke kurrë frikë! Ti ke fuqinë! Ti je shefja më e mrekullueshme nëse beson në vete. Beso në vetvete! Gjithmonë nëse ke frikë vendose dorën në zemër dhe thuaj “Unë kam besim te ti. Unë të besoj ty zemra ime!” dhe ti mund ta bësh, ti je e mrekullueshme”, është shprehur e vogla.
Kujtojmë se sonte në “Natën me Aulonën” do të transmetohet intervista e parë çift ekskluzive e Argjira Spancës dhe Graciano Taganit.
Video:
Diskutime rreth kësaj post