Atletja shqiptare Luiza Gega, nuk ka ndër mend të ndalet dhe po kalon një formë të shkëlqyer dhe këtë e ka treguar përsëri ditën e djeshme në Krajova të Rumanisë, ku është shpallur Kampione Ballkani në garën e 3000 metrave me pengesa.
Ka qenë vetë atletja e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka treguar arritjen e saj të fundit, me një rekord të ri të vendosur që po pasuron edhe më shumë një karrierë të jashtëzakonshme sportive.
“Shumë e lumtur për fitoren, për ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës.
Faleminderit nga zemra të gjithë që vazhdojnë e mbështesin rrugëtimin tim”, shkruan Gega.
Diskutime rreth kësaj post