Sheshi “Omonia” në Greqi është ndriçuar me ngjyrën e kuqe mbrëmjen e së dielës me rastin e Ditës së Flamurit. Mbrëmjen e 28 Nëntorit dritat e shatërvanit në këtë shesh morën ngjyrë të kuqe në Nderim të Festës Kombëtare shqiptare.
Iniciativa ka qenë e kryetarit të bashkisë Kostas Bakojanis në respekt të komunitetit më të madh të emigrantëve që jetojnë në Greqi. Kjo është hera e parë që bashkia e Athinës vlerëson komunitetin shqiptar në një festë të rëndësishme për ta si ajo e flamurit. /abcnews
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post