Ky që shihni në foto ështëë Gerti Aleksi, nëndrejtori i ALUIZNI-t në dorës, i cili ishte shënjestra e një atentati me tritol sot pasdite. Burime nga grupi hetimor thonë për Lapsi.al se poshtë makinës së tij tip “Range Rover” ishte vendosur një sasi eksplozivi prej 50 gramësh.
Automjeti ishte parkuar poshtë shtëpisë, por në momentin e shpërthimit nëndrejtori i ALUIZNI-t dhe njeri i afërt me kryebashkiakun Vangjush Dako, nuk ndodhej aty.
Ndoshta shpërthimi ishte një paralajmërim. Aleksi është marrë në pyetje në polici, ku mësohet se është shprehur që nuk ka konflikte me asnjë person. Hetimet vijojnë për të zbuluar motivet e atentatit dhe kush qëndron pas tij.
Diskutime rreth kësaj post