Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Sarandë, ku mësohet se shënjestra ka qenë 39 vjeçari Rudin Haxhia.
Ai ka qenë “pre” e 8 atentateve.
Kuësh është Haxhia
Pronari i diskos “Ecuador” në Sarandë dhe Gjirokastër, Rudin Haxhia 38 vjeç dhe kushëriri i tij, konkretisht djali i xhaxhai Eneid Haxhia 28 vjeç ranë prej e një atentati gjatë vitit 2015.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës, 30 dhjetor 2015, rreth orës 15:45 në aksin rrugor Delvinë-Bistricë, ne vendin e quajtur “Shtreg”.
Sipas policisë, Rudin dhe Eneid Haxhia ishin duke udhëtuar me një mjet tip “Volskëagen” në aksin rrugor Delvine-Bistrice, në momentin kur janë qëlluar me breshëri plumbash nga një mjet tip Audi me ngjyrë të zezë.
Mjeti “Volskëagen” me targa AA 945 JG ne pronësi te shtetasit B.LL 31 vjeç drejtohej nga Eneid Haxhia, ndërsa Rudin Haxhia ishte pasagjer.
Nuk dihen ende rrethanat e atentatit, por burime policore bëjnë me dije se Rudini ka marrë 5 plumba në shpatull dhe një në këmbë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse kushëriri i tij Eneid Haxhia ka marrë 2 plumba në këmbë. Të dy të plagosurit janë nisur drejt Tiranës.
Policia ka sekuestruar 18-gëzhoja model-56 dhe 1- gëzhojë Pistolete tip TT.
Shërbimet e Policisë së Sarandës dhe Delvinës janë organizuar dhe kanë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Rudin Haxhia, ka qenë po ashtu edhe efektiv policie, ndërkohë i ka shpëtuar edhe 4 atentateve të tjera me armë dhe me thika. Po ashtu dy herë i kanë vënë tritol në disko.
Diskutime rreth kësaj post