Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Ka qenë piku i lëvizjeve në qendër të qytetit kur disa persona kanë shkëmbyer zjarr.
Mësohet se tre kalimtarë të rastit kanë mbetur të plagosur ndërkohë që janë dërguar me urgjencë në spital.
Nga përplasja e sotme me armë ka mbetur e plagosur në këmbë një vajzë ndërsa për personat e tjerë nuk ka ende informacion për gjendjen e tyre shëndetësore.
Burime nga Shkodra thonë se të plagosurit janë Elona Çyrku, Doni Lisi dhe Enrik Prendushi.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes shprehen për mediat se të paktën 6 të shtëna janë dëgjuar dhe dyshohet se është qëlluar nga një automjet Volkswagen Golf.
Policia ka identifikuar një 32-vjeçar me inicialet T.L si autor të dyshuar dhe po heton për të zbuluar se cili ishte objektivi i atentatit.
Diskutime rreth kësaj post