Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, aty ku një shqiptari i është bërë atentat me armë.
44-vjeçari u plagos disa dhjetëra metra larg nga Zyra e Postës në Novi Ligure.
Atentatori është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa sipas dëshmive të para, ai i preu rrugën shqiptarit, nxorri një armë dhe e gjuajti në këmbë, pastaj u arratis.
Ngjarja ndodhi pak pas orës 3 pasditen e sotme.
Sipas mediave italiane disa banorë kanë dëgjuar të shtënat dhe lajmëruan menjëhërë policinë dhe ambulancën.
Ndërsa i plagosuri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u dërgua në sallën e Emergjencave të Spitalit të Novi Ligure, jashtë rrezikut për jetën.
Diskutime rreth kësaj post