Një automjeti në qytetin e Vlorës i është vendosur një sasi lënde shpërthyese mëngjesin e kësaj të hëne.
Makina tip fuoristradë me targa AA 298 LS ka qenë në lëvizje pranë ISSH-së në një bllok banimi, në momentin e shpërthimit. I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur drejtuesi i automjetit, I.H, 25-vjeç i cili ka plagë të rënda në të dyja këmbët. Shqiptarja.com ka siguruar edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes, pas shpërthimit, ku duken qartë pasojat e rënda që ka shkaktuar, siç janë gjurmët e gjakut të të plagosurit në asfalt.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, ndërsa më pas automjeti është përfshirë nga flakët. Lënda shpërthyese automjetit dyshohet se i është vendosur në pjesën e përparme në të majtë (krahu i shoferit) ku edhe ka dëmtimet më të mëdha.
Pas shpërthimit automjeti tip fuoristradë është përplasur me një automjet të parkuar aty pranë.
Diskutime rreth kësaj post