Shkrimtarja Flutura Açka ka komentuar me tone shpërthyese situatën politike në vend. Açka shkruan në rrjetet socoaile se nuk ka si shpjegohet pazari politik sot në Shqipëri.
Sipas saj, atdheun e kanë marrë pneg maskarenjtë dhe vettingu është vetëm demagogji për demagogët e pacipë.
“Shqiptarë! Më qartë nuk ka si shpjegohet pazari politik sot në Shqipëri. Çfarë nuk tha ky eurodeputet, ishte se nuk ka më të rrezikshme për një komb, se alazhi politik: narkopolitikanë-
Sa për të djathtët, nuk di pse ankohen: ata e zgjodhën Metën president përpara, madje përpara darkës pa hala te Pazari Ri. Përpara darkës së ngjalave. Pazari politik fillon te Tava me kumbulla. Mjerisht, mijëra demokatë të ndershëm, pse jo, edhe mijëra socialistë të ndershëm po i paguajnë sot këto darka. Ikni më mirë. Atdheun e morën peng maskarenjtë. Vettingu është vetëm demagogji për demagogë të pacipë, që vetëm një dhė si yni mbars dhe mban, Vettingu është një mjegull që të mos i shihni ujqërit e Dimirit që kemi në prag… Këta janë Urbani hugarez, por me kollare më të ndritshme dhe kostume më të shtrenjta dhe me më shumë erë përç”, shkruan shkrimtarja.
Diskutime rreth kësaj post