Gazetarja Rudina Xhunga ka komentuar situatën e krijuar nga koronavirusi.Xhunga tha se kjo nuk është një lojë, dhe se më të rrezikuar nga e gjithë kjo situatë janë mjekët.
Sipas saj, është momenti që politika dhe shqiptarët të bëhen bashkë, pasi vetëm kështu mund të dalim të fituar nga ky virusi vdekjeprurës, që po tmerron botën mbarë.
Rudina Xhunga u shpreh:
“Unë dua të them se nuk është lojë kjo situatë. Më të rrezikuar janë mjekët nga ata të çmendur që nuk tregojnë se janë të infektuar. Unë jo thjesht lutem për ta, por të rri në këmbë e të shoh çfarë ndodh me ta. Është një periudhë e gjatë, por e rëndësishme është t’ia dalim. Të mos bëjmë gam gam, sic bëri Italia në fillim, dhe duhet të gjejmë gjuhën politike. Po të jemi bashkë, do ja dalim. Evropa la jashtë Italinë, pa e ndihmuar. Edhe neve mund të mos na ndihmojë dot njeri, duhet t’ia dalim bashkë. Nuk ka njerëz të pasur e të varfër, nuk ka njerëz që mund të ikin jashtë e t’i shpëtojnë, jo. E vetmja siguri që ke në këto momente është familja jote, dhe ne mendojmë se jemi një familje e madhe e mund t’ia dalim.
Në shtëpi mund t’ia dalësh dhe të kuptiosh se ç’është familja. Kur zgjohehm më duket sikur kam parë ëndërr dhe kjo nuk është e vërtetë. Njerëzit që kanë më pak frikë në këto momente mund të bëjnë cudira dhe të krijojnë të mira personale e kolektive. Në kohë karantine nuk ka vetëm gjoba, frikë, por duhet të ketë edhe frymëzim. Kjo e keqe ndodhi për një arsye, duhet të marrim më të mirën”, tha Xhunga.
Diskutime rreth kësaj post