Situata e Partisë Demokratike dhe zgjedhjet lokale kanë qenë temë diskutimi në studion e Euronews Albania.
Ish-deputeti Astrit Patozi është shprehur se e sheh të zymtë situatën brenda Partisë Demokratike, duke shtuar se dy grupet duhet të bëjnë marrëveshje që të dalin me një kandidat të përbashkët.
“Ne nuk mund të themi nëse gjithçka është rozë. Mendoj se përgjegjësia është e atyre që nuk arritën në marrëveshje. Kemi shpresë që në ditët që vijojnë opozita të dalë me një kandidat të PD.
Brenda PD janë krijuar dy etnitete politike. Nuk ka rëndësi kush ka mazhorancën apo minorancën”- theksoi Patozi.
Patozi pak javë më parë tha se Partia ‘Bindja Demokratike’ do të dalë në zgjedhjet lokale do të dalë me kandidat më vete.
Diskutime rreth kësaj post