Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i ka hedhur poshtë këto akuzat se partia e tij kërkon të përçajë opozitën. Patozi tha se Bindja Demokratike është krijuar për t’i dhënë një alternativë më të mirë Shqipërisë dhe për të ndryshuar realitetin e vendit nga 3 dinozaurët e politikës që i kanë shklaktuar shumë disfata vendit për 30 vjet.
Koordinatori i Bindjes Demokratike tha se do të hyjë në zgjedhjet e 25 prillit si një alternativë e tretë.
“Nuk di të ketë ndonjë parti në botë që krijohet për të humbur. Parti për të prishur punë, ne nuk kemi as eksperiencë, as formimin por as moshën për të krijuar gjëra që të prishin punë.
Ky është në projekt politik i cili është ndërtuar për t’i dhënë Shqipërisë një alternativë të ndryshme nga tre dinozaurët e politikës të cilët i kanë shkaktuar kaq shumë andralla, kriza dhe disfata vendit në këto 30 vjet. Ne kemi lindur për të qenë një alternativë e ndryshme për tu dhënë qytetarëve një mundësi tjetër.
Për të gjithë ata që e akuzojnë këtë qeveri që sipas nesh është e korruptuar, e paaftë, por njëkohësisht përjashtuar edhe opozitën e kompromentuar të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit që sipas nesh nuk është absolutisht në lartësinë e misionit të vet. Ne do hyjmë në këto zgjedhje si një alternativë e tretë”, – tha Patozi në një intervistë.
Diskutime rreth kësaj post