Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi hodhi hije dyshimi se për ndryshimet e djeshme në Kodin Zgjedhor mund të ketë një marrëveshje të fshehtë mes kryeminsitrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.
Patozi tha se këtë dyshim ja krijon reagimi shumë i butë i Bashës.
“Reagimet e ndërkombëtarëeve janë më të buta sesa unë do të doja, edhe pse në tërësi janë kontestuar. Ata thonë se kjo është një marrëveshje e njëanshme. PS preu në besë të gjitha palet, opozitën brenda dhe jashtë. Ky ndryshim Kodi u intereson dy personave, Bashës dhe Ramës.
Kam një dyshim të madh sepse edhe deklarata e Bashës sot ishte shumë më e butë sesa ajo e SHBA dhe partive popullore europiane apo edhe me Metën. Kur e shoh që reagon kaq butë, me lë të dyshoj që edhe Basha është i kënaqur nga ndryshimet. Basha është sot i rehatuar me atë që ka ndodh në Parlament”, – tha ai për Vizion Plus.
Diskutime rreth kësaj post