Ish-deputetit Astrit Patozi shprehet se Partia Demokratike është në krizë dhe do të vazhdojë të jetë në rënie. Sipas tij, partia më e madhe opozitare ka një kryetar dhe një trup politike, që ka eliminuar zgjedhjet.
“Për herë të parë, nuk ka pasur zgjedhje në PD. U caktua me gisht nga kryetari kush do ishte pjesë, u caktua filani, filani…. Ka humbur katër herë rresht dhe Partia Demokratike do të vijë duke rënë”.-tha ai.
Kjo mënyrë e zgjedhjes së anëtarëve të partisë, thotë Patozi, ka krijuar hipokrizi brenda partisë. Madje, në këtë aspekt, e krahason Partinë Demokratike me Partinë Socialiste.
“Duket sikur është e njëjta dorë që i lëviz të dyja fijet në të dyja partitë kryesore. Mendoj se janë interesat e përbashkëta, prandaj kemi këtë situatë që janë si dy pika ujë. Që sipas meje na prezantojnë dy gjysmat e një molle të kalbur”, tha ai
Diskutime rreth kësaj post