Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar deklaratat e kreut të PD-së, Lulzim Basha në lidhje me korrupsionin në vend, ku sipas të cilit; korrupsioni frymëzohet dhe buron nga nivelet më të larta të qeverisjes socialiste.
Patozi paralajmëron me përdorjen e termave pasi kemi hyrë në një stinë e nxehtë gjuetie dhe nuk dihet asnjëherë në ujërat e kujt do të zërë rrjeta.
POSTIMI I PLOTË:
“QELBEN TË GJITHË DHE NJËSOJ NGA KOKA
Dakord jemi, more udhëheqës, është e vërtetë dhe s’e luan topi që peshku nga koka qelbet. Por kjo vlen për të gjithë peshqit, jo vetëm për ata që kapen në gjolin e komshiut.
Se kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës. Dhe kështu i bie që peshku të qelbet nga bishti, apo jo? Ndaj edhe mos u tundo kaq shumë, kur e ngre stekën lart, se mund të të bjerë kokës.
Dhe bëj kujdes kur përdor terma peshkimi këto ditë, sepse ngjan të kemi hyrë në një stinë e nxehtë gjuetie dhe nuk dihet asnjëherë në ujërat e kujt do të zërë rrjeta.
Sepse do të jetë siklet i madh pastaj që t’i ndash peshqit në fajtorë dhe të pafajshëm, në varësi të vendit ku kapen.”, ka shkruar Patozi.
Diskutime rreth kësaj post