Këtë të diel, në Gjermani u mbajtën zgjedhjet parlamentare, rezultati i të cilave, të paktën sipas “exit poll”-eve të para, është tejet i ngushtë, ndërsa e vetmja gjë e sigurt është largimi i Merkel pas 16 vitesh drejtimi.
Astrit Patozi, ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, ka postuar në Facebook një foto të Merkel me Bashën dhe shkruan se “në Perëndim, politikanët ikin edhe pa i humbur kurrë zgjedhjet, ndërsa në Shqipëri ata nuk largohen edhe po t’i vrasësh”.
Statusi i Patozit:
“A, KAQ ËSHTË DIFERENCA…
Në perëndim politikanët ikin edhe pa i humbur kurrë zgjedhjet, ndërsa në Shqipëri ata nuk largohen edhe po t’i vrasësh.
Sepse humbjet nuk i quajnë fare problem, por thjesht etapa krejtësisht normale të karrierës së tyre.
Ja kaq “e vogël” është diferenca e për pasojë edhe kontrasti mes dy botëve.“-shprehet Patozi.
Diskutime rreth kësaj post