Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar përplasjet e kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.
Sipas tij oferta e tyre përmblidhet me një fjali të vetme: “Unë jam ëngjëlli, ndërsa ai tjetri është djalli. Me mua shkojmë në parajsë, ndërsa me atë tjerin në ferr”.
Postimi i plotë:
“QË TË MOS PRESIM TË KALOJNË EDHE 30 VJET TË TJERA…
E gjithë oferta e tyre përblidhet me një fjali të vetme. Unë jam ëngjëlli, ndërsa ai tjetri është djalli. Me mua shkojmë në parajsë, ndërsa me atë tjerin në ferr.
Dhe se zgjedhjet nuk janë asgjë tjetër, veçse një luftë personale gjelash, ku më i forti i fiton të gjitha, ndërsa tjetri ngrohet në diell, duke pritur radhën. Por vetëm kaq.
Nuk ka asnjë vlerë ideja, projekti, modeli, programi, shembulli, e aq më pak ekipi qeverisës, sepse gjithçka vërtitet rreth “mbretit diell”.
I cili na shërbehet sa herë ka zgjedhje si shpëtimtari dhe çliruesi, jo për atë që bën për Shqipërinë, por thjesht në raport me atë tjetrin.
Puna është se kanë kaluar tashmë 30 vjet. Dhe ia kemi pirë lëngun kësaj bardhezie në të gjitha variantet e aleancave të pista midis tyre. Mos duhet të presim edhe 3 dekada të tjera që të kuptojmë se ndryshimi fillon pikërisht tek zbehja e kësaj plotfuqie, sa djallëzore, aq edhe të pamerituar?
Ndaj voto Bindjen dhe jo thjesht udhëheqësin tënd të lavdishëm më 25 prill!”, shkruan Patozi.
Diskutime rreth kësaj post