Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar mbi auto-regjistrimin që i’u bë ministrit Ilir Beqaj.
Sipas Patozit, nga opozita është luks që të merret me arsyet e shkarkimit të një ministri i cili është i akuzuar për mega-skandale.
Patozi thekson se akti i sotëm i Ilir Beqajt është më i vogli në krahasim me ato që ai akuzohet.
Postimi i plotë i Astrit Patozit.
SUKSESE NE JETE ILIR BEQJA!
Eshtë luks i madh që dikush nga opozita të merret sot me arsyet e shkarkimit nga detyra të një socialisti nga Tropoja, pasi ky i fundit ka përgjuar telefonatën me ministrin e vet. Aq më tepër, kur në “scoop-in” e transmetuar, cuditërisht, nuk ishte kapërcyer pothuajse aspak etika dhe kodi i mirësjelljes.
Eshtë luks i madh që ministrin e megaskandaleve të korrupsionit të kësaj qeverie, në këto tre vjet, ta akuzosh sot për shpërdorim detyre, se ka hequr nga puna një militant të partisë së vet, i cili nuk i paska shkuar në mbledhje.Eshtë më shumë se luks, mendoj unë, që këtë qeveri, e cila po i bën gjëmën cdo ditë vendit, gati në cdo aspekt, ta “kryqëzosh” sot për emërime dhe shkarkime politike brenda mazhorancës.
Sepse ndoshta mund të jetë rasti i vetëm, kur ilir Beqja ka bërë një punë si ministër dhe buxhetit të shtetit nuk i kanë fluturuar qindra mijëra apo miliona euro. Saqë më vjen ta përgëzoj, se të paktën për këtë rast nuk kam ndonjë motiv të fortë si deputet i PD për t’u marrë me të. Por po të isha pa punë dhe qejfli përgjimesh, mbase do t’ia vlente vërtetë. Ndaj për këtë rast “suksese në jetë ilir Beqja! Nesër flasim ndryshe”.
Diskutime rreth kësaj post