Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka shprehur shqetësimi për faktin se PD po hesht në lidhje me draftin e paraqitur nga PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Patozi tha për A2 CNN se PD nuk e ka luksin e të humburit kohë dhe se ajo që duhet të bëjë është të dalë në fushë.
Nëse Basha kërkon vërtetë rotacion, Patozi tha se duhet të vihet në lëvizje.
“Ajo që vë re unë është heshtja e PD, e cila mesa duket është rehatuar me këtë draft.
Kërkesa për këshillim nga OSBE-ODIHR është instrument për të fituar kohë. Por çfarë i duhet koha PD-së, kur zgjedhjet po afrohen. Nëse do fitore duhet të jetë në fushë. Fakti që zvarritet shpreson nga një marëveshje me mazhorancën për të gjetur një formulë të ngjashme ose në rastin më të mirë, e bën që të shtyjë vendimin me aleatët e saj.
PD bashkë me aleatët kanë një vendim për të marrë, do garojnë me një listë apo secili më vete” – tha Patozi.
Diskutime rreth kësaj post