Askush nuk e di me saktësi pse gjeli ia thotë këngët që kur zbardh dita. Ky ishte objekti i studimit të Universitetit të Nagoya të Japonisë, të cilët avancuan në një eksperiment të mirëfilltë për të zbuluar sekrete e zgjimit herët në mëngjes të gjelit.
Kështu, ata mund të gjenin përgjigje rreth pyetjeve: Si e kupton gjeli që agimi po afron? E kupton atë nga muzgu, apo njeh shumë mirë orën?
Kështu shkencëtarët vendosën në një dhomë gjela ku dritat ishin të dobëta për 24 orë. Të gjithë gjelat dhe “kikirikuuuu” që ata lëshonin u regjistruan për një muaj rresht, me aparatura të posaçme dhe specifike.
Në fund, analizimi i të dhënave të grumbulluara tregoi se edhe kur nuk ekzistojnë ndikime të jashtme që tregojnë ardhjen e agimit, gjelat vazhduan të njëjtin avaz pak para agimit siç më parë.
Përfundimi është se kikiriku-t i binden ritmit të ashtuquajtur circadian, një cikël prej 24 orëve që dikton orën biologjike në tru për të sinkronizuar funksionet fiziologjike si në ciklin ditë-natë.
Por gjatë rrjedhës së ditëve, kishte një çrregullim të vogël, shumë të lehtë për gjelat, tregues ky që ora biologjike bazohet edhe në faktorë të jashtëm për të mbajtur ritmin e duhur.
Diskutime rreth kësaj post