Gjykata e Tiranës dënon me 1 vit burg ish-deputetin, Ervin Salianji me akuzën “kallëzim i rremë” për dosjen dosjen “Babale”. Ish-deputeti Edmond Spaho shprehet se pavarësisht fakteve që u paraqitën, udhëzimet nga qeveria e dënuan Salianjin.
Edmond Spaho shkruan:
“Sot ne gjyq u vertetua me prova te qelizave telefonike qe Gerond Xhafa, Albert Veliu dhe gazetari Jetmir Olldashi kane qene ne 24 Tetor 2017 ne lokalin e Geron Xhafes ku eshte bere intervista per blerje droge. Me qelizat telefonike u vertetua gjithashtu qe nuk ka pasur takim te Fredi Alizotit ne 14-15 Janar 2018 me Jetmir Olldashin dhe Albert Veliun per te inskenuar audio pergjimin.
Pavaresisht fakteve te padiskutueshme qe u paraqiten, narko policia, narko prokuroret, narko gjykatesi sipas udhezimeve te narko qeverise denuan Ervin Salianjin me 1 vit burg, kurse Sajmir Tahiri qe akuzohej per krijim narko bande dhe trafik nderkombetar droge u denua me pune ne komunitet. Asgje nuk do ta ndale vendosmerine e PD dhe askujt prej nesh deti ne shporrjen e ketij rregjimi dhe bashkepuntoreve te tyre narkotrafikante.”
Diskutime rreth kësaj post