Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka publikuar në rrjetet sociale një foto përmes së cilës tregon se në mes të Kryeministrisë do të ndërtohet një kopsht i ri.
Këlliçi thotë se ky instalacion do të kushtojë 4.32 miliardë lekë, që janë rreth 44 mijë ndihma ekonomike.
Këlliçi bën thirrje që drejtësia t’i tregojë vendin Ramës, ndërsa shton se SPAK nuk merr guximin ta hetojë.
Reagimi i plotë:
“Kopshti i Edit
Edi, “pronari” i kryeministrisë, do u marrë shqiptarëve 4,3 miliardë lekë për këtë gjënë me dru që e quan instalacion. Sajon një emër për të përligjur shpërdorimin e parave.
4.3 miliardë lekë janë rreth 44 mijë ndihma ekonomike.
Po ç’i duhen Edit këto? Ai ka kopshtin e tij. Pse, rroga e pensione do i bëjë Edi këto para? Ka një mandat të tretë për të vjedhur. Drejtësi t’i tregojë vendin, nuk ka. Askush në SPAK nuk merr guximin ta hetojë.
Vetëm vota e largon Edin nga xhepat e shqiptarëve.”-shkruan Këlliçi.
Diskutime rreth kësaj post