Ashpërsohet lufta mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Ky i fundit nuk i trembet padisë penale dhe kjo ka bërë që presidenti tu rikthehet presioneve dhe shantazheve. Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi vijoi me kërcënime të hapura ndaj kreut të KED, duke deklaruar se Presidenca do të publikojë të tjera video që mund të implikojnë figurën e Dvoranit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Blushi lë të kuptohet që këto video i disponon edhe Dvorani, teksa i kërkon atij që t’i publikojë i pari për të mos rënduar pozitën e tij.
“Dvoran, ruaj qetësinë dhe mblidh mendjen! Të lutem mos dëmto provat se do rëndosh më shumë pozitën tënde! Më thonë gazetarët se paske publikuar dhe një video? Shumë mirë! Vetëm ruaj qetësinë me videot, se publikimi i tyre nuk ka filluar akoma! Ne e dimë që ty të kanë ngatërruar në anglisht, por do të sqarojmë edhe në shqip! Ndaj bën mirë t’i publikosh vetë i pari të gjitha provat dhe videot! Megjithatë, ne me shumë qetësi po presim hetimin! Reforma në Drejtësi do ecë përpara dhe askush nuk mund ta ndalë dot”, shkruan zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi në rrjetin social Facebook.
Meta sfidon SHBA-BE
Por përveç kërcënimeve të hapura në drejtim të kreut të KED, presidenti Ilir Meta ka sfiduar hapur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta ka publikuar një video në gjuhën angleze, që sipas tij implikon Dvoranin në shkelje flagrante të Kushtetutës. Por publikimi i kësaj video në anglisht duket se është bërë me qëllim që ky mesazh t’iu shkojë edhe ndërkombëtarëve, duke i sfiduar hapur. Kreu i shtetit duket se po kërkon që të largojë vëmendjen nga shkeljet e tij kushtetuese dhe ta kalojë vëmendjen diku tjetër. Tashmë prej kohësh Meta është në një luftë të ashpër me partnerët ndërkombëtarë, duke i sulmuar dhe akuzuar hapur këta të fundit se janë bërë servilë të qeverisë. Por pas kësaj sfide, duket se lufta mes presidenti Ilir Meta dhe ndërkombëtarëve po ashpërsohet akoma më shumë.
Akuzat e Metës
Pak ditë më parë, presidenti Ilir Meta shpërtheu në akuza të ashpra ndaj faktorit ndërkombëtar në vendin tonë, duke u shprehur se u qëndron deklaratave të tij dhe nuk tërhiqet nga sulmet e tij ndaj ambasadave dhe diplomatëve. “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson maksimalisht deklaratën e sotme të Departamentit të Shtetit të SHBA. Presidenti Meta konfirmon vendosmërinë e tij për të bashkëpunuar ngushtë me DASH dhe SHBA për zbatimin e reformës në drejtësi sipas Kushtetutës së miratuar në bashkëpunim me SHBA dhe Komisionin e Venecias. Presidenti Meta i qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij të qarta dhe transparente, të shprehura zyrtarisht për përfaqësuesit e lartë amerikanë gjatë 5 viteve të fundit, që i përsëriti dhe në bisedën zyrtare telefonike që zhvilloi mbrëmjen e 20 nëntorit me Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, z. Matthew Palmer. Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA dhe miqësia e shkëlqyer midis dy vendeve dhe popujve tanë është e palëkundur”, tha presidenti Ilir Meta pak ditë më parë.
Diskutime rreth kësaj post