Pas një hetimi proaktiv disa mujor, në vijim të operacionit “Krasta 2”, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë asgjësuan 2080 bimë Cannabis Sativa.
Ky ishte një operacion i përbashkët midis Komisariatit të Policisë Krujë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, Forcave Operacionale dhe FLO të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Gjat♪7 operacionit janë ndaluar shtetasit Ferdjan Zalla 33 vjeç, banues në Krujë, Mondi Zalla 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë dhe Arben Babasi 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.Sh. 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Shtetasit e mësipërm, dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë (për të cilët vazhdon hetimi), në vendin e quajtur Krastë kanë kultivuar në disa ambiente të hapura në brendësi të pyllit 2,080 bimë narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve F.Zalla, M.Zalla dhe A.Babasi parashikuar në nenin 284/ 3, 25 të Kodit Penal; “Moskallëzimi i krimit” në ngarkim të shtetasit G.Sh., parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post