Fenomeni i albanizimit real në Ballkanin Perëndimor, tashmë është kthyer në një fakt historik.
Spartak Ngjela
I.
Ka filluar dhe po vijon me shpërthim njohja e gjuhës shqipe, kudo në botën shqiptare të Ballkanit Perëndimor.
Mali i Zi më në fund e pranoi ligjërisht gjuhën shqipe si zyrëtare, thuajse në të gjithë teritorin: Podgorica, Ulqini , Tivari, Tuzi, Rozhaja, dhe Plava e zyrtarizuan gjuhën shqipe në veprim.
Revolucioni shpirtëror për gjuhën e një kombësie është revolucioni më cilësor i zhvillimit kombëtar.
As Maqedonia nuk ka ku të lëvizë dot kundër këtij revolucioni shpirtëror.
Por shqetësimi më i madh ngjan të jetë brenda shtetit shqiptar, në lidhje me liderët piçirukë shqiptarë që po kërkojnë të sigurojnë karierën e tyre politike të rrezikuar nga ligji, me anë të angazhimit të tyre në frenimin e këtij hopi cilësor që po bëjnë shqiptarët në territoret e veta historike.
Kjo në fakt ka qënë gangrena e historisë së Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Por sot nuk po ka më asnjë forcë: korrupsioni shqiptar ka mëse 20 muaj që është hedhur në veprim për të fituar personsonalisht, duke shitur interesin shqiptar. Por nuk kanë bërë dot asgjë.
Duhet ta kuptojmë saktësisht drejt në këtë kohë: i gjithë ky sukses i shqiptarëve, është rrjedhojë direkte e aleancës shqiptaro-amerikane në veprim.
Rrënimi i korrupsionit shtetëror në Shqipëri, eliminimi i të gjithë klasës politike të korruptuar dhe zhvillimi progresiv i shqiptarizmit në të gjithë Ballkanin Perëndimor, është i njëjti proces.
ll.
Do ketë edhe më. Pas zyrtarizimit të gjuhës shqipe edhe në Maqedoni, dhe, likudimit të korrupsionit shqiptar në Tiranë, do vijë faza e re e ringjalljes shpirtërore të shqiptarëve në Ballkanin Petëndimor: do të fillojë fenomeni kur shqiptarët ortodoksë që janë deklaruar sllavë dhe jo shqiptarë në Maqedoni dhe në Mal të Zi, do të bashkohen me të vërtetën historike: qenien e tyre shqiptar.
Kjo është në fakt arsyeja përse sot në Shkup, ka tension marramëndës kundër gjuhës shqipe.
Asgjë nuk mund t’i bëjnë dot më: gjuha shqipe dhe shqiptatët tanimë kanë dalë në dritën e tyre europiane: asgjë nuk i ndal dot. Kurse korrupsioni shqiptar, ku a ka varrur shpresën antishqiptarizmi sallav apo grek, nuk ka më asnjë forcë politike në Shqiperi. Ai është drejt likuidimit tërësor, pavarlsisht që po kërkon kudo në Ballkan aleatët e vjetër esadiste. Shembulli i Himarës është sa i shëmtuar aq edhe qesharak.
III
Kjo është arsyeja që i gjithë reaksioni sllav dhe grek në Ballkanin Perëndimor është hedhur në mbrojtje të antirefotmës dhe të korrupsionin shqiptar.
Fenomeni i albanizimit real të Ballkanit Perëndimor, me gjuhën shqipe të shqiptarëve autoktonë, patjetër që do të përfshijë edhe Greqinë.
Fenomeni historik i gjeneralizimit të gjuhës shqipe është i pakthyeshëm. Sot po kuptohet sak që, politika perëndimore në përgjithësi dhe sidomos politika amerikane, duhet ta ketë dhe e ka përparësi identitetin shqiptar nëpërmjet rigjallërimit të gjuhës shqipe në Shqipërinë territoriale.
Shqipëria territoriale, sipas përcaktimit të shkencës perëndimore të kohëve të fundit, i kalon sot 80 mijë kilometrat katrorë territor.
Ky është fenomeni i ri shqiptar në Ballkan, sepse Ballkani Perëndimor, që nga viti 1999 e në vijim, ka mbaruar së qëni më një fenomen antishqiptar genocidal: ai tani është kthyer në një fenomen shqiptar drejt albanizimit shkencor të të gjithë popullsisë shqiptare, e cila sot, ndërkombtarisht dhe brenda arsyes historike, ka hyrë në fenomenin e progresit të vet të pandalshëm.
Diskutime rreth kësaj post