Lëvizjet në trupin diplomatik shqiptar, kanë prekur një numër të konsiderueshëm përfaqësish te vendit tonë në botë. Në total mësohet se nga reforma do të lëvizin 28 persona, të cilët nuk përmbushin kriteret e ligjit për shërbimin diplomatik dhe janë të emëruar jashtë sistemit. Fakte të cilat kanë shtyrë grupin e punës të ngritur pranë MEPJ të marrë vendimet, të cilat konsiderohen mëse të ligjshme.
Burimet bëjnë me dije se Edmond Caca, punonjës në Ambasadën shqiptare në Londër, do të lirohet nga detyra. Po ashtu, mësohet se është liruar nga detyra në Misionin e Shqipërisë në Gjenevë të Zvicrës Fatjon Demnderi.
Ndërkohë, burime të mirëbesuara thanë se është urdhëruar që në Misionin në Neë York, të lirohet nga detyra edhe Arben Idrizi, ndërsa për Eltion Vërleni është urdhëruar kthimi në atdhe për të shërbyer sipas nevojave te Ministrise per Europen dhe Punet e Jashtme. Në listën e siguruar, vihet re edhe shkëputja nga detyra e Xhuljeta Kekos, pjesë e Ambasadës shqiptare në Hagë. /albeu
Diskutime rreth kësaj post