“BalkanWeb” ka zbardhur kërkesën e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare për shkakrimin e tij. Në tekstin e kërkesës thuhet se Kokëdhima prej disa mujash ka krijuar shqetësim në bazën e partisë dhe ka përdorur retorikë përçarëse si dhe aktivitet vetjak të shkëputur nga veprimtaria e partisë.
Kërkesa:
Mbështetur në Statutin e Partisë, Neni 18 “Detyrat e asamblesë”, Neni 22 “Masat disiplinore”, Neni 71 “Votëbesimi” si dhe në Rregulloren e AK “Për votëbesimin në parti”:
Bazuar në faktet se Sekretari për Reformën Strukturore dhe Emigracionin Koço Kokëdhima, prej disa muajsh ka krijuar një shqetësim konstant në bazën e partisë me retorikën përçarëse dhe me aktivitetin vetjak të shkëputur nga kuadri i veprimtarisë së partisë, të përcaktuar nga Asambleja Kombëtare dhe Kryesia e Partisë Socialistë;
Bazuar në nenet 18, 22 dhe 71 të Statutit të PSH si dhe në nenet 1, 2, 3 dhe 4 të Rregullores për Votëbesimin në Parti”, kërkojmë: Shkarkimin e Koço Kokëdhimës nga detyra e Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin të PSSHsë. Anëtarët e Asamblesë Kombëtare.
Diskutime rreth kësaj post