Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për “Corriere della Sera” ku ka thënë prerë se nuk ka asnjë mundësi që ai të japë dorëheqjen apo të ketë zgjedhje te parakohshme.
Rama është shprehur se në fakt, janë kundërshtarët e tij që janë në krizë, ndaj problemi nuk shihet te ai.
“As nuk e çoj ndërmend. Kam një mandat të qartë nga populli, kemi një mazhorancë në Parlament dhe në fund unë kam detyrimin përballë bashkëkombësve të mi. Nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e minorancës parlamentare. I vetmi detyrim është kontrata me popullin shqiptar, që na ka dhënë votën për të qeverisur”.
Ndërkohë ai nuk e moon që në Shqipëri ekziston korrupsioni, por sipas tij qeveria në pushtet po bën gjtihcka për ta zhdukur këtë fenomen. /albeu
Diskutime rreth kësaj post