I ftuar në një emision televiziv, fituesi i Festivalit Kënga Magjike 2021, Alban Ramosaj ka folur për lidhjen e veçantë që ka me dy gratë më të rëndësishme në jetën e tij, të ëmën, Antigona dhe motrën, Beatrix.
Ata kanë zbuluar një fakt shumë interesant. Të pyetur për fjalën e parë, Beatrix ka treguar se ka thënë “babi”, ndërsa fjala e parë e Albanit ka qenë fjala “thika”.
“Të betohem që s’ka qenë e parapërgatitur. Por nuk e di si e kam harruar pa përmendur. Fjala e parë ka qenë ‘thika’, ose më saktë ‘fika’,” ka treguar Albani duke shtuar se shkronjën “th” e bënte “f” për një farë kohe gjatë fëmijërisë.
Kjo është një rastësi e çuditshme, pasi edhe kënga që Albanin fitoi Këngën Magjike titullohej “Thikat e mia”.
Diskutime rreth kësaj post