Ish-opinonistja e BBV Balina Bodina ndërsa ka qenë e ftuar ditën e sotme në “Breaking” me moderatoren Denisa Ruzi, ka analizuar disa situata të cilat kanë ndodhur në shtëpinë e Big Brother Vip 2.
Bodinaku tregoi dhe se kë sheh si fituese të këtij edicioni, dhe sipas saj deri më tani, për të është Luizi.
“Si fitues deri tani unë shoh Luizin, sepse këtë vit BB është shumë dinamik, mund të ndodhë gjithçka”, tha Bodinaku.
Ish-opinonistja foli edhe në lidhje me modelen Jori, ku tha se nuk duket se është futur në shtëpi me një plan për Luizin dhe Kiarën.
“Nuk duket vajzë që i bën gjërat me paramendim. Siç e kam parë deri tani… nuk mendoj që bën gjëra me plan.
Është normale që Kiara edhe të bëhet normale, as Jori dhe as Kiara nuk ka kaluar caqet.
Faleminderit BB ne i pamë bashkë, sepse jashtë nuk e di nëse do mund t’i shihnim bashkë, sepse janë natyra shumë të ndryshme”, u shpreh Bodinaku.
Diskutime rreth kësaj post