“Ajo që i bëri Basha-Berishës është lule në krahasim me atë që pritet t’i bëjë Erion Veliaj, Ramës”. Kështu është shprehur deputeti demokrat Belind Këlliçi, i ftuar këtë mbrëmje në “Log” me Endri Xhafon, ku po diskutohet se “kush do t’i dalë përballë Edi Ramës” në këto zgjedhje lokale.
Të njëjtin mendim duket se ndan edhe analisti Artur Zheji, i cili u shpreh se gjithnjë ka një Brut që vret Cezarin, dhe sipas tij, nuk do të jetë e largët ora kur Veliaj do “t’i ngulë thikën” Ramës.
Zheji kujtoi se ky ishte pikërisht skenari që Sali Berisha evitoi t’i ndodhte me “birin e tij politik”, Lulzim Bashën.
“Ka gjithnjë një Brut që vret Cezarin. Është e paevitueshme, që një Brut do ta vrasë Cezarin. Historia na mëson se raportet njerëzore janë metafizike. Berisha e di këtë. Kur parë se çfarë bëri Basha, nuk e besoi marrëveshjen, e refuzoi. Basha veproi me kokën e tij pas dy muaj sherresh. Nuk e la që Basha të shndërrohej në varrmihës. Doktorit s’ia hedh njeri, do ta caktojë vetë pasardhësit. Deri atëherë, ka nevojë për një garë. Ata që e kanë sharë mbajnë pozicione hibride. Kandidati më i mirë për besnikëri është Noka, Paloka. Problemi është që doktori, ndoshta mendon që probabiliteti i fitimit në Tiranë është i vogël, dhe mendon ta mbajë mesfushor”, shprehet ai.
Sipas të ftuarve në studio, Tirana është shumë e rëndësishme për Ramën dhe opozitën, sepse strehon gjysmën e Shqipërisë.
Diskutime rreth kësaj post