Analisti Artur Zheji ka treguar gabimet që e penalizuan opozitën në zgjedhje, ku përfshihet fakti që PD dhe LSI nuk u futën në një listë të përbashkët dhe nuk pati kujdes për të kapitalizuar çdo votë.
Nga ana tjetër, sipas analistit, Edi Rama nuk refuzoi asgjë dhe askënd, duke dalë në fund fitimtar, pavarësisht se “kjo fitore nuk është morale”.
“Me këto halle globale… Hallet e këtij fshati janë aq të vogla, që do të thotë nëse nuk maten mirë forcat brenda për brenda, të futesh në një liste, të mos humbasësh asete, të kapitalizosh cdo votë, më mirë mos u fut në zgjedhje, bojkotoi po ke rezistencë. Njeriu më i kujdesshëm që qëndiste çdo gjë, doli Rama. Merrtë cdo njeri, nuk refuzonte asgjë. Kjo nuk është rruga morale, por historinë e shkruajnë fitimtarët. Ai del më sharmanti, më i zoti, fitimtari…”, – tha ndër të tjera Zheji në TPZ.
Diskutime rreth kësaj post