Gazetari Artur Zheji, ka komentuar një sondazh të kryer nga Gjergji Stefa, sipas të cilit, rreth 37% e votuesve partiakë dhe jo partiakë, besojnë te rikthimi i Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike.
I pranishëm në studion e “Zonë e Lirë”, Zheji thotë se forca më e madhe e Bashës është elektorati gri.
“Mua më duket një gjë shumë pozitive në favor të Bashës që 37% e të pyeturve, partiakë dhe partiakë kërkojnë rikthimin. Forca më e madhe e Bashës është te pjesa gri”, tha ai.
Më tej ai komentoi ndikimin që ka Sali Berisha tek Partia Demokratike. Analisti u shpreh se pranë Berishës sot ka mbetur pjesa radikale, ndërkohë shtoi se kjo pjesë nuk të sjellë dot në pushtet.
“Pranë Berishës ka mbetur pjesa më radikale dhe kjo pjesë radikale nuk të sjellë në pushtet”, shtoi ai.
Heshtja e Lulzim Bashës prej kaq kohësh thotë Zheji, është një taktikë dhe strategji politike.
Ai shprehet se Berisha ka dështuar të bëjë revolucionin, kaq shumë të artikuluar, por që shifrat e pjesëmarrësve në protestë konfirmojnë të kundërtën e tij.
“Të rrish një vit në heshtje dhe të flasësh pa folur dhe të kesh mbi 36 % do të thotë shumë. Imagjino po të artikulojë dhe të ngjallë shpresë. Pa diskutim. Është shumë racional dhe është këshilluar kështu që doktori të harxhojë energjitë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post