Edhe Kosova pritet të bëjë veting. Edhe pse modeli i Shqipërisë është duke u implementuar nga një sërë vendesh, për moderatorin Artur Zheji i gjithë procesi ka qenë i dështuar dhe teatër. Ndryshe nga modeli shqiptar ku i gjithë procesi është asistuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara përmes misioneve EURALIUS dhe OPDAT, Zheji i kërkon kryeministrit të ri që pritet të marrë detyrën në Kosovë Albin Kurti, që të ndjekë këshillat e tij.
“Në Shqipëri e gjitha është një teatër. Ne kemi 6 vjet dhe e pamë që ishte një skemë e sugjeruar për të krijuar bindjen e një furtune antikorruptive dhe u pa që ishte kllouneske teatrale. Problemi është që ne e hëngrëm atë. Në rastin tuaj do të thoja është çështje vullneti. Nëse vullneti juaj. Nëse do të jetë projekti i ribërjes shtetformuese mbi baza antikorruptive është një luftë që nuk mbaron”, tha Zheji.
“Ne duam të bëjmë proces vetingu në Kosovë që mesiguri do të marrë kohë, në prokurori, gjyqësor, inteligjencë dhe drejtësi. Në sektorin e sigurisë, pra inteligjencën dhe sigurinë vetëm pozitat e rangut të lartë. Nuk ka nevojë të gjithë policia dhe zyrtarët e inteligjencës. Parashikojmë që do të shkojë 2 vjet. Por jemi të vetëdijshëm që nuk presim dy vjet pra duhet të udhëheqim dhe me shembuj. Në çastin kur ne të jemi në qeveri do të heqim ndikimin e ekzekutivit ndaj prokurorisë dhe ajo do mund të veprojë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë”, u shpreh Kurti.
Diskutime rreth kësaj post