Ka nisur edicioni i 23 i “Këngës Magjike”, e teksa artistët javë pas jave po prezantojnë këngët, Ardit Gjebrea ka bërë një njoftim të rëndësishëm. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjebrea ka treguar se ka artistë ose publikues të këngës që blejnë klikime, prandaj këtë vit do merren masa.
Postimi i plotë: “Një nga problemet e publikimit të këngëve në YouTube, janë edhe klikimet e blera. Sipas një kontrate të produksionit të Kënga Magjike me artistët pjesëmarrës, janë vetë artistët të cilët publikojnë në kanalet e tyre këngët në YouTube, sipas marrëveshjeve të ndryshme me botuesit që ata preferojnë.
Të parët janë ata të cilët janë në dijeni të klikimeve të blera dhe në bashkëpunim me publikuesit e tyre blejnë klikime.
Të dytët janë ata të cilët paguajnë parà tek publikuesit për promocion të këngës dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Por publikuesit i bien shkurt, në vend të një strategjie investuese promovimi, i blejnë klikimet (sepse kushtojnë më pak dhe janë më rentabël se sa një fushatë promovimi) Dhe artistët nuk dinë gjë, por njollosen.
Me këtë status, do bëja një thirrje për gjithë artistët pjesëmarrës në Kënga Magjike 2022 që të kërkojnë nga publikuesit raporte të vazhdueshme të klikimeve se nga u vijnë, në mënyrë që të parandalojnë blerjen e një gënjeshtre të madhe (siç janë edhe “fansat” nga India dhe Filipinet që po çmenden për këngët shqiptare)
Ky postim është edhe për të lajmëruar çdo artist që pas këtij momenti, nëse do të ketë klikime të blera, do të njoftohet Juria e Festivalit dhe sigurisht do merren masa!”.-tha Arditi.
Diskutime rreth kësaj post