Juventusi është i hapur për të bërë disa lëvizje në janar, ku drejtuesit e bardhezinjve po tentojnë të sistemojnë brazilianin Arthur, madje dhe mediat italiane raportojnë se së fundmi mesfushori i marrë nga Barcelona i është ofruar Arsenalit.
Duhet theksuar që më parë, ishte lakuar për t’u përfshirë në operacionin e transferimit të Mauro Icardit në Torino.
Nëse dështon që Arthur të largohet, atëherë te Juventusi do e mendojnë shitjen e Weston McKennie.
Amerikani mund të sjellë në arkat e klubit 25 milion euro dhe Antonio Conte e do mesfushorin te Tottenham, ndërsa bardhezinjtë duan para që të investojnë për një sulmues.
Diskutime rreth kësaj post