I ftuar në studion e “Top Talk”, gazetari Artan Hoxha ka shuar një kureshtje të madhe rreth çështjes Tahiri, pasi ish-ministri dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një provë të fortë në favor të tij, por pa dhënë detaje rreth saj.
Artan Hoxha zbuloi në studion e “Top Talk”, se Tahiri ka dorëzuar sot në Prokurori, vendimin e Gjykatës së Katanias, e cila e shpall të pafajshëm ish-ministrin në çështjen “Habilaj”.
“Më 27 tetor të vitit të kaluar Gjykata e Katanias ka nisur hetim më vete ndaj Tahirit. Ndërsa më 10 tetor të këtij viti ai është shpallur i pafajshëm nga kjo Gjykatë”, u shpreh Artan Hoxha, duke zbuluar se është pikërisht ky vendim që studioja ligjore e Saimir Tahirit në Italia ka siguruar për ish-ministrin.
E megjithate pertej zbulimit te gazetarit, vlen te theksohet se kjo është një provë që ka të bëjë me shtetin italian e dihej që në fillim që Tahiri nuk do shpallej fjator në Itali pasi akuzat për bashkëpunim e lehtesim të trafikut të droges së grupit të “Habilajve”, Tahiri i ka në Shqiperi? Po me keto akuza cdo te ndodhe?! /Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post