Gazetari Artan Hoxha ka dhënë më shumë detaje dhe të dhëna lidhur me Dorian Duçka, ish-Zv.ministër në qeverinë Rama-Meta, i cilësuar si personi B në aktakuzën e ngritur nga SHBA ndaj ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal.
Hoxha tha se Duçka ishte person që kishte aksese edhe për faktin që është djali i hallës së ish-presidentit Meta dhe djali i dajës së ish-Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Hoxha tha se për herë të fundit, e ka parë në aeroportin e Dubait.
“Dorian Duçka është djali i hallës së ish-presidentit Meta dhe djali i dajës së ish-ministres Etilda Gjonaj. Herën e fundit e kam takuar në aeroportin e Dubait, që është linja loë cost. E kam parë atje, nuk e kam takuar. Është një personazh, i cili ka kryer shumë lobingje edhe në territorin e Shqipërisë edhe jashtë Shqipërisë. Në rastin konkret ai përmendet si përfaqësues i një konglomerati kinez, i cili ka patur akses tek kryeministri. Sigurisht ai ka marr përsipër disa takime të rëndësishme të Kryeministrit me disa personazhe në perëndim, por me sa shoh kjo mbetet brenda funksionit të tij”, tha Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post