Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin sportiv ‘Top Arena’ ku nuk munguan as pyetjet provokuese. Drejtuesi i programit i kërkoi që ta shihte në sy modelen Françeska Jaçe, e cila ishte pjesë e panelit të të ftuarve. I vënë në siklet nga pamja e saj seksi, me sa duket Hoxha u mundua ta kalojë me humor.
Diskutimi:
Manushi: Freançeska iu bën përshtypje njerëzve, gjatë dimrit ti vjen pak më e zhveshur. Pse je më e veshur sot?
Fraçeska: Po unë në fakt vendosa sot të të vishja këtë ngjyrë, gjeje për çfarë?
Manushi: Për çfarë?
Françeska: Për Italinë pra.
Manushi: U harrova. Të prezantoj zyrtarisht me Tan Hoxhën.
Françeska: Si jeni?
Hoxha: Me këtë ngjyrën më mirën ngjethëse, më mirë do të ishte kamuflazh, që t’i përshtatej edhe realitetit.
Manushi: Shife në sy Françeskën, shife se asnjëherë nuk e ke parë ‘live’.
Françeska: Nuk më shef ka që qëparë! Erdha unë thashë si jeni mirë, ai…
Hoxha: Absolutisht!
Diskutime rreth kësaj post