Artan Hoxha i ftuar në Top Show i ka thënë deputetit Taulant Balla se PS ka favorizuar grupet kriminale në veri dhe jug.
“Jeni akuzuar si forcë politike se keni favorizuar banda kriminale në jug dhe në veri. Si është e mundur që ministria e Brendshme godet vetëm grupet e intereson , a ka direferencime partiake?”- tha Hoxha.
Taulant Balla i përgjigjet me ironi:
“Kronikën e zezë për të tërë politikanet, ja kemi lenë PD për ta bërë. Që policia e shtetit ka detyrimin të godasi pa asnjë dallim çdo bandë, kjo është e sigurt. Bandat kriminale nuk kanë dallim as ngjyrime partiake.”-tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post