Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaj nga fotoja e publikuar nga vetë ai pak ditë më parë, ku kryeministri Edi Rama shfaqej me Ardian Çapjan.
Ai tha se biznesmeni në foto, sipas policisë rezulton të jetë i përfshirë në ngjarje kriminale që nga viti 2009, ndërsa fotoja me Ramën është realizuar në vitin 2017. Po ashtu Hoxha thekson se Rama e ndërmori këtë nismë, duke marrë si shembull vendimin e një gjyqtari në Elbasan, që liroi Florenc Çapjan.
“Pretendimi im ishte përballë një përfaqësuesi të qeverisë, ishte se besushemëria mbi këtë operacion nuk ishte ajo që pritet. Nxora foton kryeministrit Rama me një nga personat që është i pari në listën e OFL. Zyrtarisht figuron si biznesmen, ndërkohë në komunikatën e policisë thuhej se akuzohej për një seri vrasjes që fillonin nga 2009 në 2016.
Ne po na thuhej se do goditej krimi dhe unë nxora imazhet e këtij personi në një ambient të mbyllur, për drekë në resortin e tij në një situatë krejt normale, gjatë kohës kur kryeministri është në detyrën kryeministrit”, tha gazetari.
Diskutime rreth kësaj post